Ndërron jetë aktorja Liza Laska
Shuhet aktorja Liza Laska, “Artiste e Merituar”, aktorja që personifikoi nënat shqiptare me rolet e saj të spikatur në kinematografi dhe teatër. Në karrierën e saj shënohen mbi 22 filma dhe rreth 100 role në teatër. Ndër filmat e saj më të njohur mund të përmenden “Liri a vdekje”; “Lulëkuqet mbi mure”; “Dimri i fundit”; “Shtigje lufte”; “Malet me blerim mbuluar”, etj. Në një intervistë për median aktorja është shprehur se “kënaqësia më e madhe e aktorit është respekti dhe dashuria e publikut, ai nuk barazohet me asgjë. Kur eci rrugës, më thonë: O labja jonë, o nëna e Vlorës”. Nderim dhe respekt për aktoren që na fali emocione me personazhet e saj në teatër dhe kinematografi. Homazhet për aktoren Liza Laska do të mbahen paraditen e sotme, në orën 12:00, në teatrin “Petro Marko”në Vlorë
Ja cilët janë filmat ku ajo ka luajtur:
Një ditë e mrekullueshme (2002)
Vdekja e burrit, (1991)
Kthimi i ushtrisë së vdekur, (1989)
Familja ime, (1987) …. Teta Kalina
Dhe vjen një ditë, (1986)…Nena e Llano Bletes
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Vendimi, (1984) si nëna
Dritat e qytezës, (1983)
Në prag të lirisë, (1981)
Plumba perandorit, (1980)
Liri a vdekje, (1979)
Gunat mbi tela, (1977)
Lulekuqet mbi mure, (1976)…shërbyese e Strehes Vorfnore
Dimri i fundit, (1976)
Shtigje lufte, (1974)
Brazdat, (1973)
Malet me blerim mbuluar, (1971)