Ndotje alarmante nga ujërat e zeza të Gjirokastrës, mos u lani në Lumin Drino
August 16, 2017
Rrjedha e Lumit Drino nga vendi i quajtur “Ura e Lumit” në Gjirokastër deri te pjesa ku bashkohet me Lumin e Kardhiqit kanë një nivel ndotje shumë të lartë.
Specialistët e shëndetit publik japain alarmin për të mos u larë në këtë lumë dhe për të mos peshkuar.
Niveli i lartë i ndotjes krijohet për shkak të depozitimit të ujërave të zeza të Gjirokastrës në rrjedhën e këtij lumi.
Gjendja më alarmante është në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’, aty ku është kolektori i depozitimit të ujërave të zeza. Era e rëndë ndjehet ngado nëse kalon në këtë zonë.
Bashkia Gjirokastër nuk ka ende një impiant të përpunimit të ujërave të zeza.