Ndryshime në policinë e Gjirokastrës, ja cilat janë emrat e rinj (Foto)
Pak ditë më parë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër u emërua drejtori i ri i policisë, ndërkohë që sot janë bërë me dije edhe ndryshime të tjera në radhët e kësaj drejtorie. Kështu Shef Komisariati është emëruar Julian Malaj, i cili më parë mbante detyrën e Specialistit të Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ndërkohë që Alfred Cepe që deri më sot mbante postin e Shefit të Komisariatit, transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në detyrën e Shefit të Sektorit Kundër Korrupsionit.
Ndërkohë që Gentian Mullai i cili deri më tani mbante detyrën e Zëdhënësit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, transferohet në Tiranë, duke marrë detyrën e Zëdhënësit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.