Në 2016 hiqet alterteksti, testimi i mësuesve më 18 prill
Në 2016 nuk do të ketë më alterteskt. Ministria e Arsimit thotë se do të shkojmë drejt monotesktit, pra një teskt të vetëpas kakofonisë së përmbajtjes të librave shkollor.
Ndërkohë që këtë vit nis unifikimi i teskteve për klasat e para dhe të gjashta Shqipëri-Kosovë. Për të gjitha këto ministria ka gati draftin e strategjisë së zhvillimit të arismit parauniversitar”.
Pas kakofonisë së teksteve shkollore dhe debatet për përmbajtejet e tyre, në 2016 pritet të shënohet fundi i altertekstit.
Ministria e Arsimit nëpëmjet startegjisë së zhvillimit të arsimit parauniversitar do të heqë alternativat e shumta të tekstit për të shkuar drej monotekstit apo makimumi 2 alternativave.
Po sipas këtij drafti klasat e para dhe klasat e gjashta në Shqipëri dhe në Kosovë do të kënë të njëtin tekst për vitin e ri shkollor 2015-2016.
Ky është hapi i parë i ministrisë së Arsimit për të unifikuar jo më një lëndë por kurrikulat e dy klasave.
Për këtë ka një strategji të zhvillimit të arsimit parauniversitar drafit i hartuar nga dy grupet e punës mes 2 vendeve shqipëfolëse. Ky do të jetë projek pilot dhe më pas njësimi do të vijojë për arsimi paraunieversitar.
Në draft parashikohen edhe ndryshimet në maturën shtetërore, administrim më i fortë në këtë proces të rëndësishëm me masa sigurie më të forta dhe në anën tjetër do të ketë ndryshime për nivelin e gjuhës së huaj që do jepet në provim.
Testimi i mësuesve do të kryehet dhe autoritetet arsimore thonë se data e testimi është 18 prilli.