Në Bularat vijnë grekët për të dyzetat e Kacifas, në Gjirokastër zbarkon Antiterrori
December 6, 2018
Pas aksionit blic të Policisë së Gjirokastrës të kryer një natë më parë në Nivicë të Tepelenës, ku u arrestua 24-vjeçari Aurelio Gumeni dhe u kapën 124 kg drogë, burime bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme në Gjirokastër kanë zbarkuar efektivë të Antiterrorit.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare se përse Antiterrori ka dërguar efektivët e vet në Gjirokastër, ndërsa kujtojmë se më 8 djetor ekstremisti grek Katsifas i vrarë nga një shkëmb zjarri me Forcat RENEA ka të dyzetat e tij. Për këtë është folur se mund të vijnë në Bularat edhe ekstremistë nga Greqia.
Nga ana tjetër Artan Hoxha dhe jo vetëm, kanë bërë thirrje për protesta në Gjirokastër, pas vrasjeve të fundit të shqiptarëve në Greqi.