Në Libohovë po punohet për ndriçimin publik. Rrofshin zgjedhjet!
U desh të vinin zgjedhjet që në Libohovë të niste puna për përmirësimin e ndriçimit publik. Sot paradite përmes një vinçi po punohej në qendër të Libohovës, për të ndryshuar llambat në mënyrë që natën rruga të jetë e ndriçuar.
Mungesa e ndriçimit ka të paktën 2 vjet dhe disa herë te Libohova Online është ngritur si shqetësim, por nuk ka vënë dorë njeri. Situata është edhe më e rëndë nëpër lagje të Libohovës. Të udhëtosh natën me këmbë është thuajse e pamundur dhe e rrezikshme.
Fakti që bashkia kujtohet disa ditë para zgjedhjeve për t’u marrë me këtë problem, sigurisht që lë vend për paragjykim dhe të bën të mendosh se bëhet sa për zgjedhje. Sidoqoftë, faleminderit dhe për kaq dhe rrofshin zgjedhjet. Paçim zgjedhje sa më shpesh, me qëllim që të bëhët ndonjë punë në shërbim të qytetarëve.