Në luftë me flakët, 4 vatra zjarri në qarkun Gjirokastër
Në 24 orët e fundit, në tetë qarqe të vendit, Tiranë, Vlorë, Durrës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Gjirokastër, zjarret rrezikojnë sipërfaqe të tëra me pyje e vreshta. Sipas Emergjencave Civile janë ende aktive shënuar 15 vatra zjarri, ndonëse vijon operacioni për shuarjen e tyre. Sa i perket qarkut Gjirokaster, jane shenuar 4 vatra zjarri.
Në fshatin Krashtan, Dropull i Poshtëm, bashkia Gjirokastër, ka rënë zjarr në shkurre tek varrezat e fshatit. Kanë ndërhyrë forcat e zjarrfikëses me mjete dhe kanë shuar zjarrin.
Në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj ka rënë zjarr në shkurre dhe ullishte. Kanë ndërhyrë zjarrfikësit me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u përshkuan nga flakët rreth 100 rrënjë ullinj të vjetër, si dhe u dogjën rreth 50 rrënjë ullinj të rinj dhe 0.6 ha me shkurre.
Në fshatin Hundëkuq bashkia Gjirokastër, ka rënë zjarr në kullotë dhe pyll dushku. Kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe vullnetarë dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 20 ha me kullotë dhe pyll dushku.
Në fshatin Kolonjë, bashkia Gjirokastër ka rënë zjarr në shkurre dhe kullotë. Kanë punuar për fikjen e zjarrit forca të zjarrfikëses me mjete duke e shuar zharrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 5 ha me shkurre dhe kullotë.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 125 punonjës zjarrfikës, 21 automjete zjarrfikëse, 160 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, mbi 60 punonjës vullnetarë, të Pyjores, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.
Për shuarjen e vatrave të rrezikshme të zjarrit kanë ardhur në ndihmë edhe dy avionë të vegjël nga shteti grek, të cilët kanë ndihmuar për vënien nën kontroll të zjarreve në Llogara.
Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.