Në shkelje të ligjit, shihni si parakalon makina e policisë rrugore në Dervician (VIDEO)
Policia ka filluar një fushatë dënimesh të kundravajtësve të kodit rrugor, duke mos kursyer jo vetëm gjobat e majme por edhe heqjen e patentës. Në Gjirokastër janë vënë një sërë gjobash dhe janë hequr disa patenta për shkeljet e konstatuara.
Por ndërsa policia gjobit dhe nuk kursen shkeljet e qytetarëve për shkeljet e sinjalistikës rrugore, nuk denjon që t’i shkelë vetë ato.Në videon më poshtë të regjistruar në aksin Gjirokastër-Kakavijë, shihet një makinë e Policisë Rrugore në Gjirokastër që nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën horizontale, siç janë vijat e pandërprera.
Policia Rrugore parakalon në mënyrë të gabuar, ndonëse vijat dyshe të pandërprera, nuk lejojnë që diçka e tillë të ndodhë. Nëse një qytetar i zakonshëm vepron në këtë mënyrë gjobitet. Po për këta efektivë të policisë a do të merren masat? Shihni pamjet më poshtë.