Në universitet do shkojnë të gjithe ata me mesatare mbi 6
Ministria e Arsimit ka bërë me dije se jashtë universiteteve do të mbeten vetëm 2800 të rinj, perkunder 16 mije te rinjve qe pretendon opozita, e cila ben edhe thirrje per protesta.
“Në total akorduam 19 196 kuota, pra kemi akorduar praktikisht vend për pothuajse cdo student i cili e kishte notën më të lartë se 6.Ose kemi akorduar mjaftueshëm vende publike për 76 % e nxënësve që plotësuan formularin A 2 gjatë viteve të fundit” tha zv.ministri i Arsimit, Arbi Mazniku.
Sipas tij nuk janë miratuar kuotat për 25 programe studimi që kishim më pak se 10 studentë në vitin akademik 2013-2014 dhe për 14 programe studimi ku studentët ishin me notë mesatare nën 5.5.
Ndërkohë, duke folur për rritjen e tarifës së studimit, Mazniku u shpreh se është respektuar kërkesa e Senateve të universiteteve.