Nëna dhe foshnja 6 muajshe digjen të gjalla, foto nga tragjedia në Tepelenë
December 27, 2016
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Tepelenës.
Një foshnje 6 muajshe dhe nëna e tij janë djegur të gjalla teksa banesa e tyre është përfshirë nga flakët.
Lapsi.al sjell foto nga vendi i ngjarjes, ndërsa të dhënat e para thonë se zjarri është shkaktuar nga një rrjedhje gazi.
Nëna E.SH, 35 vjeç jetonte me djalin e saj 6 muash në katin e parë të një apartamnnti në lagjen “15 Shtatori” të Tepelenës.
Forcat zjarrfikëse e nuk arritën të shpëtonin gruan dhe fëmijën e saj. Policia vijon hetimet për ngjarjen.