Nesër publikohet raporti me shifra tronditëse për arsimin
November 2, 2014
Sikundër paralajmëroi kryeministri Rama, nesër pritet të bëhët publik një raport me shifra tronditëse për arsimin. Rama tha gjatë vizitës në Vlorë se sistemi i sëmurë arsimor ka marrë më qafë mijëra nxënës, duke filluar që nga klasa e parë.
Sipas tij ka shumë mësues të paaftë dhe jashë profilit, të cilët kanë në dorë fatin e mijëra nxënësve. Kryeministri premtoi se për të provuar aftësinë në mësimdhënie, mësuesit do t’i nënshtrohen procesit të licencimit, përmes provimit që do t’i vlerësojë ata me numër kreditesh.
Nga ana tjetër opozita pretendon se kjo është një manovër për të shkarkuar mësues nga puna dhe për t’i zëvendësuar ata me militantë të mazhorancës