Nesër zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Qarkut Gjirokastër
September 5, 2019
Nesër pasdite do të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Kjo është mbledhja e parë që pas zgjedhjeve të 30 qershorit e këtij insitucioni, i cili në katër vitet e fundit drejtohej nga Armand Hilaj.
Disa prej emrave që synojnë të marrin këtë post janë Lindita Rova, Arben Gumeni e Matilda Sala.
Mbetet për t’u parë nesër nëse këto emra do të hidhen në votim apo socialistët do të dalin me nja kandidaturë të përbashkët, aq më tepër kur jemi në kushtet e mungesës së opozitës PD-LSI.
Nëse do të zgjidhet Lindita Rova apo Matilda Sala, do të ishte hera e parë që Këshilli i Qarkut Gjirokastër drejtohet nga një grua.