New York, shqipja gjuhë e 3-të zyrtare në një nga spitalet publike
Në spitalet amerikane, përveç faktit që pacientëve shqiptarë iu sigurohet përkthyesi (në rast se nuk e flasin anglishten), Spitali Publik Jacobi Medical Center në Bronx të Nju Jorkut, përdor gjuhën shqipe edhe në mbishkrimet e orientimit në spital.
Profesor, Gjokë Gojçaj i cili ka publikuar këto fotografi me mbishkrimet e këtij spitali shprehet se kjo është një shembull demokracie dhe qytetërimi amerikan.
Gjatë një vizite të rastit në Spitalin Publik Jacobi, në Bronx Gjoçaj ka vënë rë se Gjuha Shqipe ishte gjuhë e tretë zyrtare në këtë spital!
Edhe pse emigrantë, në një shtet siç janë SHBA-të, ku jetojnë popujt nga çdo pjesë e botës, shqiptarët gëzojnë respektin dhe të drejtat. Shembull që më së miri e vërteton atë, janë shërbimet shëndetësore, përkatësisht spitalet.