Nga Greqia me 2 mijë €, kapen në Kakavijë 45 klandestinë sirianë
Shërbimet e policisë kufitare në Sarandë kanë kapur 45 kalandestine, ku 35 prej tyre ishin nga Siria, 9 nga Kongo dhe një tjetër nga Uganda. Mes klandestinëve një grua dhe 2 fëmijë.
Sipas shefit të Policisë kufitare të Sarandës Agim Çumani se klandestinët u kapën rreth orës 02:30 në aksin Sarandë-Lukove-Vlorë duke udhëtuar me 3 furgona dhe një makinë me targa të Durrësit. Janë arrestuar 5 persona, 4 drejtuesit dhe 1 pasagjer të gjithë banues në Durrës.
Klandestinët ishin nisur nga Greqia ku kishin paguar nga 2000 euro për të kaluar kufirin. Ata janë grumbulluar në afërsi të Kakavijës ku është plotësua nurmi i tyre dhe destinacioni ishte Shkodra e më pas Mali i Zi për tu hedhur në shtetet europiane.
Nga shërbimet e policisë klandestineve u është dhënë ushqim dhe ndihmë e parë mjekësore pasi kanë qenë në gjendje të vështirë shëndetësore.
Personat e arrestuar:
1. Fatjon Gizeli, 21 vjec
2. Ergys Hoxha, 21 vjec
3. Ilirjan Spaho, 35 vjec
4. Elton Murraj, 33 vjec
5. Ermir Noja