Nga mjekja neurologe që u kthye në vendlindje tek çunat e “Libohova Hiking”, Mirela Kumbaro vlerëson krenaritë e komunitetit në Libohovë
Nga Mirela Kumbaro
I vertete, i dashur dhe njerezor ishte takimi me krenarite e Libohoves❤️ ne sallen e mbushur plot qe organizuam me Bashkine e Libohoves!
✅Ka gjithmone nje kohe per te falenderuar shume te rinj, gra e burra, profesioniste karriere, zonja e zoterinj te nderuar qe aq shume i kane dhene e i japin Libohoves dhe qe e nderojne kudo qe jane.
Si te mos e falenderojme Eleni Boçin qe nuk i rrine duart rehat dhe qe ka nje zemer te madhe per te gjithe labovitet e Laboves se Kryqit dhe Laboves se Siperme.
Na gezon te gjitheve Freskida Pasho, neurologia e re qe pas specializimit eshte kthyer prane vendlidnjes dhe punon ne Spitalin rajonal te Gjirokastres.
Shume e prekur nga djem te rinj qe jane rikthyer pas emigracionit ose nuk jane larguar ndonjehere per t’iu perkushtuar tradites se blegtorise, si Gerti Rustemi, djemte e familjes Kroi ne Nepravishte, Vangjel Lici, Ilia Xheli me nenen, Petro Kuro,
Entuziaste nga pasioni i Agush Hides dhe Sotir Kaçit qe organizojne grupin “Hiking Libohova” duke terhequr ne malet e liqenet e Libohoves turiste te aventures.
Me shume respekt per libohovite e zagorite qe jo vetem kane kontribuar ne profesionet e tyre por edhe ne komunitet, si profesor Zaim Hysa e Andon Pango,
Infermieret qe kane sakrikifikuar aq shume ne kohet e veshtira qe kalojme Donika Hoxha, Aurora Karavidha e jo vetem
Duarartin qe gdhend drurin Muzafer Sinani,
Por edhe artistet e rinj si Arjola Kulla nga Nepravishta qe mban gjalle traditen e kostumeve te zones, Renid Tosunin e talentuar per pikture , Oligerta Rustemin e vogel qe shkelqeu ne spektaklin “Gjeniu i vogel” , dhe ne fund por jo per nga rendesia grupin polifonik te Libohoves qe na kenaq zemren e shpirtin! Dhe keta jane vetem disa prej krenarive libohovite, te tille ka shume e ne do te mblidhemi serish e serish bashke per t’i nderuar.