Ngjarja në Bularat, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë: Kacifas ishte faqezi, kush ka armë të qëllohet (VIDEO)
Ish-ministri i Jashtëm grek, Theodoros Pangalos, ka dhënë një intervistë të fortë për “Sky”-n grek, ku ka thënë se policia shqiptare ka vepruar mirë dhe drejt, në rastin e vrasjes së ekstremistit Konstandin Kacifas.
Pangalos: “Rama bëri deklaratë të gabuar në moment të gabuar. Ai donte të merrte vota në jug të Shqipërisë”.
Gazetari: Do pranojmë kërcënime nga Shqipëria? Këtu jemi lojtari i fortë.
Pangalos: “Nuk bëhet politik e jashtme me kush është më i fortë, kush bërtet më shumë. Me një ekonomi të shkatërruar nuk mund ta themi këtë. Greqia duhet të zgjidh problemet e saj me aleanca me fqinjët e saj.
Unë pashë në fotografitë të publikuara se kishte flamuj kudo në fshatrat, nuk e kuptoj ketë që thonë se nuk e lejuan të vendosi flamur. Nuk e kuptoj se ca desh ai (Katsifas) të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty? Nuk kishte kush ta bënte aty?
Mos harroni se ai kishte armë, a e patë ju? Unë jam kundër këtij faqeziu (τσογλάνι – emërtim përulës për një të ri me sjellje të keqe). Unë besoj se kushdo që ka armë në dorë duhet të qëllohet. Jam kundër këtij faqeziut. Ashtu siç ndodh edhe në SHBA, këta qëllohen në raste të tilla”.
Por deklaratat e forta të Pangallos kanë vënë në siklet gazetarët e “Sky”-t grek. Ata ia mbyllën me shpejtësi intervistën atij dhe mezi e lanë të përfundonte fjalën.