Ngjarje e rëndë, 19-vjeçari nga Libohova vetëvritet duke u hedhur nga kati i shtatë

dfgdffgNjë 19-vjeçar me inicialet V.LL nga Libohova i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme, duke u hedhur nga kati i shtatë i një ndërtese në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në lagjen “18 Shtatori”. I riu ishte ngjitur në tarracën e ndërtesës 7 katëshe, e cila funksiononte si bar-kafe.

Prej andej është hedhur nga lartësia. Goditja ka qenë fatale, duke i marrë jetën të riut. Përpara se ai të kryente aktin e rëndë, ka lënë një shënim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, shënim që zbulon deri diku edhe motivin e vetëvrasjes së tij, megjithatë pritet që hetimet policore të zbardhin më shumë rreth ngjarjes.

“Vajza bëni mirë t’i besoni kur një djalë thotë se jep jetën për ty”,- e nis ai shënimin në rrjeti social, dukë nënkuptuar që një histori dashurie e shtyu drejt këtij akti. Më tëj V.LL shpreh dashurinë për vëllain dhe prindërit, si dhe u kërkon atyre ndjesë. Postimi i tij në fund mbyllet me frazën “Allahu Ekber”. 

askfjhsdkjf

001002.003