Ngjarje e rëndë në Dropull, gjendet i pajetë muzikanti Vasil Konomi
Vasil Konomi, 50 vjeç, banues në fshatin Goranxi në Dropull dhe një muzikant në profesion, është gjetur i vdekur pasditen e sotme. Kanë qenë familjarët e Konomit që kanë pikasur 50-vjeçarin pa shenja jete në bodrumin e banesës ku jetonte dhe kanë telefonuar ambulancën e policinë.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se gjithçka mund të jetë aksidentale. Sipas familjarëve, Konomi konsumonte shumë alkool dhe në gjendje të dehur mund të ketë rrëshqitur në bodrum e për pasojë të ketë humbur dhe jetën.
Gjithsesi grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Mësohet se janë shoqëruar në komisariat disa persona për tu marrë në pyetje, të cilët më pas do të lihen të lirë.
Njoftimi i policise
Gjirokastër/nformacion paraprak.
Rreth orës 16:00, njoftohemi se në fshatin Goranxi, Bashkia Dropull, në garazh pranë mjetit të tij, është gjetur i pa jetë shtetasi V. K., rreth 50 vjeç, banues në Goranxi, Dropull.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë. Trupi i shtetasit V. K. u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.