Ngjarje e rëndë në Dropull, vetëvritet në stan çobani 62-vjeçar
August 1, 2018
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dropull. Policia e Gjirokastrës thotë se në fshatin Vanistër, në kasollen e stanit të tij, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri, automatik, shtetasi I. B., vjeç 62, banues në Gjirokastër. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave se si ajo ndodhi. Nuk dihen ende cilat janë arsyet që mund ta kenë shtyrë drejt aktit të rënë 62-vjeçarin.