Ngjarje e rëndë në Gjirokastër/ Ndalohet 61-vjeçari nga Erindi, dyshohet se ngacmoi seksualisht 3 vajza të mitura
Policia e Gjirokastrës ka bërë ndalimin e një 61-vjeçari, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht tre vajza të mitura. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale V.M, që sipas policisë ka ngacmuar vajzat e moshës 7, 8 dhe 14 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë që ky nuk është rasti i vetëm, pasi edhe më parë janë raportuar të tilla fenomene.
Pak kohë më parë opinioni publik u trondit nga një tjetër ngjarje e rëndë e ndodhur në Rrëshen, ku një 15-vjeçare u shantazhua dhe u përdhunua nga 5 persona të moshës nga 17 deri në 44 vjeç.