Ngjarje e rëndë në Gjirokastër, një polic qëllon me armë veten. Lufton me vdekjen në spital (Emri)
January 23, 2018
Policia e Gjirokastrës ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e sotme, ku efektivi i policisë Sotiraq Alika ka qëlluar veten me armën e shërbimit. Aktualisht ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende. Ja njoftimi i Policisë Gjirokastër për ngjarjen.
Rreth orës 21:30, në banesën e tij, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, punonjësi i policisë së DRKM Gjirokastër, S.A, 58 vjeç, është vetë plagosur me armë zjarri. Menjëherë është shoqëruar për në spitalin rajonal Gjirokastër për ndihmê mjekesore ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.