Ngjarje e rëndë në Zagori, ndërron jetë elektriçisti pas rrëzimit nga shtylla
November 14, 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Zagori. Ka ndërruar jetë elektricisti Mariglen Lekgjika. Ngjarja ndodhi në fshatin Lliar. Nga të dhënat e para mësohet se elektricisti është rrëzuar bashkë me shtyllën në të cilën kishte hipur për të punuar. Sidoqoftë pritet që grupi hetimor për këtë cështje të zbardhë më shumë detaje.