Ngjarje e rëndë, rrufeja i merr jetën 22-vjeçarit nga Lazarati
July 23, 2018

Një 22-vjeçar nga Lazarati ka humbur jetën këtë të hënë pasi është goditur nga një shkarkesë atmosferike. I riu ishte duke kullotur bagëtitë në momentin kur ka rënë rrufeja, duke i marrë jetën në vend. Viktima është Xhuljano Koçiu. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Kordhocës. Ai mbërriti i pajetë në spitalin e Gjirokastrës. Paraprakisht thuhet se i riu ishte duke kullotur bagëtitë. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia.