Ngrica në rrugët e “Hoxhallarës”, s’ka ndërhyrje për pastrim [FOTO]

01Fotot që shihni tregojnë rrugën në lagjen “Hoxhallarë” të Libohovës. Është e pamundur të lëvizësh me makinë dhe jo pak e lehtë të ecësh me këmbë. Akulli ka mbuluar sipërfaqe të ndryshme të kësaj rruge, duke i bërë ato të rrezikshme për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Situata është e tillë prej disa ditësh, ndërsa askush nga bashkia apo ndërmarrja që merret me mirëmbajtjen e rrugëve, nuk ka ndërhyrë për zgjidhjen e këtij problemi, duke hedhur kripë apo skorje.

Ditët e fundit për shkak të temperaturave të ulëta, ngricat kanë bllokuar shumë rrugë të vendit. Situata pritet të jetë më problematike gjatë javës së ardhshme kur temperaturat do të ulen akoma më shumë.

03

08

02

10.

11