Ngricë e akull në disa akse, drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët

6359112483_b3626fe7b6_bAutoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)  janë duke ndjekur me kujdes situatën e akseve rrugore, pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit.  ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit.

Sipas ARRSH-së, deri në orën 09:00 situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

QARKU TIRANË  

Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, por rekomandohet kujdes në vendet që nuk i zë dielli, sidomos në aksin Qafë Mollë-Bizë.

QARKU DURRËS

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, për arsye të trafikut në akset e këtij qarku.

QARKU  ELBASAN

Aksi  Librazhd – Steblevë është i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Aksi Elbasan – Gjinar kalohet normalisht, por për shkak të shembjes në Shelcan është i pakalueshëm për automjetet e rënda. Shembja në aksin Cerrik – Banje është eliminuar. Tani kalimi kryhet normalisht. Në aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane është bërë spërkatje me kripë. Duhen përdorur zinxhirët sidomos ne segmentin Lunik –Stebleve. Në akset e tjera të bëhet kujdes nga ngricat në rrugë. Duhet shumë kujdes në aksin Elbasan-Gjinar, sidomos në Shelcan ku ka ndodhur cedimi, sepse ka edhe prani ngricash.

QARKU BERAT

Në segmentin Kthesa Gllave–Antena ka prani të ngricave. Edhe në segmentin Bogovë – Kakruke ka prani  ngricash në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e tjera të këtij qarku.     Të bëhet kujdes në segmentet rrugore ku punohet. Qarkullimi në segmentin Kthesa Gllave-Antena rekomandohet të bëhet me zinxhirë.

Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë edhe në segmentin Bogovë-Kakruke.

QARKU VLORË

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Por në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes të bëhet kujdes nga ngricat.

QARKU GJIROKASTËR 

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes dhe natës, pasi me uljen e temperaturave formohen ngrica në rrugë.

QARKU KORCË

Gjate natës temperaturat kanë qenë deri në -10 gradë, është kryer kriposja gjatë orëve të natës në pjesët ku ka patur prezencë akulli nga ana e kontraktorëve për të vijuar kalueshmëria e mjeteve pa probleme. Situata po mbahet nën monitorim deri në momentin e rritjes së temperaturave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Por në orët e mbrëmjes, nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku janë formuar ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet qarkullojnë me zinxhirë në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes.

QARKU KUKËS

Është bërë pastrimi i rrugëve nga reshjet e borës dhe janë spërkatur me kripë. Shume akse qarkullohen pa zinxhirë. Në akset K.Domaj-Draj Reç dhe Bajram Curri-Kam, sidomos ne Qafen e Luzhës ka prani ngricash.

Në aksin Bajram Curri – Qafe Morine, ka ngrica në rrugë nga erërat e forta dhe temperaturave të ulëta. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në këto akse: Bajram Curri-Kam (ne Qafen e Luzhes) dhe K.Domaj – Draj Reç , për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe ngricave në rrugë. Qarkullimi në aksin Bajram Curri – Valbone  dhe B.Curri – Q. Morine  rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

QARKU DIBËR

Vazhdon hedhja e kripës, për shkak të temperaturave shumë të ulëta gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës.  Ka prani ngricash në akset  Ura e Cerenecit-Stebleve,  Peshkopi – Qafe Draj,  Qafe Bualli-Kraste. Në aksin Skurraj – Burrel  ka patur rënie gurësh në rrugë gjatë drekës së djeshme, por kontraktori  ka  marrë menjëherë masat për pastrimin e saj.  Aksi qarkullohet normalisht. Qarkullimi rekomandohet  të kryhet me zinxhirë në aksin  Ura e Cerenecit-Stebleve, në aksin Qafe Bualli-Kraste, dhe në segmentet Muhurr-Qafe Draj dhe  Sllove-Kalaja e Dodës. Kalimi me zinxhirë bëhet edhe në aksin U.Qytezes – Zerqan.

QARKU SHKODËR

Për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës, po bëhet trajtimi me kripë i akseve. Në segmentin nga fshati Vrith deri në Razëm ka prani ngricash në orët e para të ditës. Ka ngrica në aksin Pukë-Fushe Arrëz sidomos në Rrape, dhe në aksin F.Arrez-Q.Mali-Q.Shllak, janë marrë masat për kriposje. Në aksin F.Arres-Q.Shllak  kontraktori ka dërguar në kantier në F.Arres një ngarkesë prej 40 ton kripë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjithë akset. Të bëhet kujdes nga ngricat në orët e para të ditës dhe në orët e mbrëmjes, pasi temperaturat janë të ulëta.

QARKU FIER  

Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, fluks qarkullimi në superstradën Fier – Lushnje.

QARKU LEZHË 

Nuk ka probleme për qarkullimin. Të gjitha akset janë të pastruar, por vazhdon trajtimi me kripë për shkak të temperaturave të ulëta.  Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë gjatë gjithë aksit Rreshen – Tuneli Thirrë.