Ngrihet pavijoni i komunizmit, Enver Hoxha në fokus
Plot 45 vite komunizem do te prezantohen ne pavionin me te ri ne Muzeun Historik Kombëtar. Drejtori i ketij muzeu, Melsi Labi, thote se ka nisur puna për konceptimin e ketij pavijoni që thotë se është i munguar.
Ne qendër te kesaj periudhe do te jete Enver Hoxha, por Labi thotë se do të pasqyrohen me vërtetësi te mirat dhe te këqijat e komunizmit.
Drejtori Melsi Labi e cilëson si sfide me vete realizimin e ketij pavijoni te munguar.
Ai thotë se në të pavijon do të pasqyrohen 45 vite komunizëm me anet e mira dhe te errëta te kesaj periudhe.
Lidhur me figuren e Enver Hoxhes, Melsi Labi thote se do te kete vendin e tij qendror ne 25 vitet e qeverisjes se tij
Drejtori Melsi Labi, shprehet: “Me gjithë plagët që ka hapur ky sistem, për Muzeun Historik Kombëtar, pavijoni i periudhës së komunizmit ka qenë një pavijon i munguar”.
Pasi premton realizimin e këtij pavijoni, drejtori i Muzeut shprehet se “Në këtë pavijon do të pasqyrohen 45 vite komunizëm me anët e mira dhe të errëta të kësaj periudhe”.
Dokumentet historike dhe shkencore, artifaktet dhe objektet reale do te prezantohen ne ekspoze.
Realizimi i ketij pavioni do te filloje ne janarin e vitit te ardhshëm dhe do te zgjase te pakten 2 vjet. Fondi i vene ne dispozicion per kete hapësirë muzeale do te jete 25 milionë leke.
Ky pavijon është menduar që të përfshijë edhe pavijonin e terrorizmit komunist, i ndërtuar 2 vjet më parë.