Ngrijnë tubat, Gjirokastra mbetet pa ujë
January 9, 2017
Temperaturat e ulta dhe ngricat kanë shkaktuar probleme në furnizimin me ujën në qytetin e Gjirokastrës si pasojë e ngrirjes së tubave.
“Jemi 5 ditë pa ujë. Kanë ngrirë tubat”, thonë qytetarët.
Nga 16 mijë abonentë të ujësjellësit të Gjirokastrës vetëm 5 mijë kanë aktualisht ujë në banesat e tyre.
“Për shkak të ngricave, gjendja e amortizuar e rrjeteve ka krijuar probleme të mëtejshme sidomos në zonat që janë me rrjetet e vjetra. Për shkak të kësaj, rrjedhjet janë të shumta, shtuar edhe ngrica, që nuk është parashikuar në mënyrën sesi kemi funksionuar deri më tani”, thotë drjetori i Ujësjellësit në Gjirokastër, Bashkim Tola.