Niko Kereci zgjidhet kryetar i ri i FRESSH Libohovë
December 1, 2016
Pas Gjirokastrës zgjedhjet për kryetarin e ri të FRESSH u zhvilluan edhe në Libohovë.
Në përfundim të procesit fitues doli Niko Kereci.
I diplomuar për Inxhinieri Mekanike, Kreci punon në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor në Gjirokastër.
“Ne jemi gjenerata tjetër, ne jemi forca e parë politike në vend, ne jemi ata që do të korrigjojmë dhe gabime të bëra. Jam krenar për këtë forum i cili ka energji, potenciale, shpirt gare dhe fitues. Ju ftoj të bëheni pjesë e këtij forumi”, shkruan Kreci në faqen e tij në Facebook.