Niko Peleshi takime me fermerët nesër në Libohovë
February 28, 2018
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi vjen nesër pasdite për një vizitë në Libohovë. Në orën 17:00 ai do të zhvillojë një takim me fermerë të zonës, me të cilët do të diskutojë skemën kombëtare të mbështetjes financiare për sektorin e bujqësisë.
Takimi është parashikuar të zhvillohet në lokalin e Sedat Ismailatit në qendër të Libohovës. Pjesë e diskutimit to të jetë edhe programi i ‘100 fshatrave’, ku nga Bashkia Libohovë është përzgjedhur Nepravishta dhe Labova e Sipërme. Më herët gjatë paradites, Peleshi do të zhvillojë takime të tjera në Gjirokastër.
©Libohova Online