Nis asgjësimi i kanabisit në Zagorie, zbulohen mbi 3 mijë rrënjë në fshatin Zhej
September 9, 2016
Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar pasditen e sotme 3140 rrënjë kanabis sativa.
Bimët u gjetën në vendin ‘’Shkozë’’ fshati Zhej, Bashkia Libohovë ku u kontstuan 4 pacelat.
Policia asgjësoi bimët me anë të djegies, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”