Nis nesër muaji i Ramazanit, kreu i myslimanëve uron besimtarët

10259813_858223834204635_5621032045109780409_n-415x260Kryetari i komuniteti mysliman Skënder Bruçaj ka uruar të gjithë besimtarët mysliman të cilët do të nisin agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit.  

Në orët e para të mëngjesit të datës 6 qershor, besimtarët nisin asgjërimin që do të thotë shmangie e ushqimit dhe e ujit deri në perëndimin e diellit.  

Për besimtarët myslimanë, agjërimi është muaji i ndjeshmërisë dhe i vëmendjes ndaj personave të varfër, i kujdesit ndaj njerëzve më të dashur dhe muaji i adhurimit të Allahut.

Muaji asgjërues për besimtarët mysliman është shprehi besimi ndaj Allahut, humanizmi dhe ndjeshmëria ndja njerëzve në nevojë duke mbartur në vetvete sakrificën me shmangien e ushqimit dhe ujit nga orët e para të mëngjesit deri në perëndimin e diellit.

 Skënder Bruçaj:“Le të shërbejë kjo periudhë e bekuar hyjnore për njohjen sa më të thellë të mesazhit hyjnor dhe përfaqësimit sa më dinjitoz të vlerave dhe traditave tona islame”

Muai i Ramazanit zgjat 29 apo 30 ditë dhe përmbyllet me kremtimin e festës së Bajramit, një nga ditë më të shënuar në kalendarin Islam.