Nis puna për Planin e Përgjithshëm Vendor të Libohovës, bashkia zhvillon dëgjesë publike më 6 dhjetor
Bashkia Libohovë është mes 16 bashkive që do të kenë një Plan të Përgjithshëm Vendor, i cili do të financohet nga qeveria. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për hartimin e këtyre planeve, ndërkohë Bashkia Libohovë njofton se dëgjesa e parë publike për këtë çështje do të bëhet më datë 6 dhjetor. Më poshtë njoftimi i plotë:
Më datë 6 dhjetor, ora 12:00, tek ish-Kinemaja, do të zhvillohet një dëgjesë publike me qëllim informimin dhe diskutimin rreth procesit të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Libohovë dhe Buxhetit të vitit 2019. Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë.Konsultimi me banorët dhe të gjithë palët e interesuara është thelbësor në hartimin e një plani i cili prek drejtpërdrejtë zhvillimin e territorit. Gjatë dëgjesës publike, studioja konsulente e hartimit të këtij plani do të prezantojë së bashku me BashkinëLibohovë dokumentin e Analizës dhe Vlerësimit të Territorit, si dhe do diskutohen çështjet që do të jenë pjesë e Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor.
Janë të lutur të na bashkohen gjithashtu edhe ekspertë lokalë, përfaqësues nga:
• Institucionet e mbrojtjes së shëndetit publik
• Shoqatat të ndryshme mjedisore
• Institucionet e mbrojtjes së tokës bujqësore
• Institucione të tjera që kanë përgjegjësi në këtë propozim etj.
Jeni të lutur të merrni pjesë në këtë proces, pasi opinionet dhe idetë tuaja janë tepër të vlefshme për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm për 15 vitet e ardhshme, duke siguruar kështu një shfrytëzim të potencialeve dhe plotësimin e nevojave. Ju mirëpresim për të ndarë mendimet tuaja.