Nis taksa e pronës, kjo është vlera për ata që banojnë në Libohovë
April 2, 2018
Taksa e re e pronës nis zbatimin nga 1 prilli për të gjitha qytetet e vendit. Kush banon në apartamentet ekzistuese të ngritura para ’93, do të paguajë 30 për qind taksë më pak se pallatet e tjera. Qeveria përfundoi projektvendimin për llogaritjen e taksës mbi çmimet e shtëpive sipas vlerës së tregut. Sa i përket Libohovës taksa do të jetë si më poshtë:
Apartamentet e ndërtuara para vitit 1993.
9.45 lekë për metër katror. 945 lekë në vit për një shtëpi 100 m2
Apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993.
13.5 lekë për metër katror. 1350 lekë në vit për një shtëpi 100 m2