Nis vaksinimi i fëmijëve të refugjatëve në kampin pritës të Gjirokastrës
April 15, 2020
Shërbimi i epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër, ka nisur vaksinimin e fëmijëve të refugjatëve që janë strehuar përkohësisht në qendrën pritëse pranë “Gërhotit”. Në këtë qendër mes 48 refugjatëve nga Afganistani, Siria, Palestina e Kuvajti, ndodhen 11 fëmijë të moshës nga 6 muajsh deri në 15 vjeç. Atyre do t’u kryhen vaksinat bazë të detyrueshme në Shqipëri si ajo e poliomelitit, difterisët, tuberkulozit, tetanozit etj. Refugjatëve iu është hapur edhe një kartelë mjekësore, si dhe mbahen nën mbikëqyrje nga mjekët. Deri më tani nuk ka asnjë të infektuar me Covid-19 në këtë kamp të përkohshëm.