Nisma “Pune te Mbare”, Veliaj takohet me biznesin fason ne Gjirokaster
Me moton “Pune te Mbare”, ministri Veliaj ka nisur nga Gjirokastra turin kombetar ne mbeshtetje te vendeve te reja te punes. Ai u ndal ne nje biznes fason te administruar prej zonjes Lira Xarba, biznes i cili ishte mbyllur se fundmi pas veshtiresive likujduese, por qe u rihap serish pas perfshirjes ne programet ndihmese te qeverise per kete sektor.
Sipas tij jane hapur 3 mije vende te reja pune ne kete sektor, nderkohe qe ne muajin shtator biznesi fason do te kete nje tjeter pakete ndihmese prej 5 milione dollaresh. Veliaj nder te tjera tha se Shqiperia eshte nje nga vendet me kompetitive ne rajon sa i perket industrise fason, teksa theksoi mbeshtetjen e qeverise per kete sektor. Ne Gjirokaster jane 12 firma qe punojne me material porosites.