Një 57-vjecar gjendet i vdekur te stani i bagëtive në “Asim Zeneli”
August 22, 2016
Një 57-vjeçar nga Gjirokastra është gjetur i vdekur në stanin e bagëtive.
Sipas policisë viktima është shtetasi Astrit SH.
Nga këqyrja e kufomës nuk rezultoi se viktima kishte shenja dhune në trup.
Ai u gjet i vdekur nga pronari i stanit. Grupi hetimor vazhdon punën për të zbardhur shkaqet e vdekjes.