Një deputet i Qarkut Gjirokastër kërkon legalizimin e hashashit
Pas Koco Kokëdhimës, edhe një tjetër deputet i Partisë Socialiste përkrah idenë e liberalizimit të kanabisit. Është fjala për Vladimir Kostën, deputetin e Qarkut të Gjirokastrës, ku bën pjesë edhe Lazarati. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Kosta thotë se legalizimi i kanabisit do të shtojë të ardhurat, do të krijojë vende pune.
“Ashtu siç mund të jenë shprehur edhe të tjerë përfitimi kryesor në këtë proces është fusha e punësimit, fushë kjo aq e domosdoshme për nevojat e shtetit shqiptar, sidomos në pjesën rurale të vendit . Nevojat për punësim i kanë bërë qytetarët shqiptarë që të merren me kultivimin e kanabisit në mënyrë klandestine duke provuar herë pas here edhe ndëshkimet ligjore.Ushtrimi i ligjshëm i këtij aktiviteti do sillte të mira materiale për një numër të madh të familjeve shqiptare por edhe për shtetin shqiptar në formën e tatimeve dhe taksave”, shprehet Kosta.
Fillimisht idene e liberalizimit të kanabisit e hodhi Koco Kokëdhima gjatë një mbledhje të Komisiontit të Ekonomisë në Parlament