Një ditë pas aksidentit tragjik, ARRSH vendos mbrojtëset metalike në rrugën pranë Viroit
November 15, 2016
Nëse nuk ndodh ndonjë fatkeqësi, nëse nuk humb jetën dikush, institucionet shqiptare në përgjithësi nuk e vënë ujin në zjarr për të kryer punën e tyre.
Kështu ndodh edhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar i cili ka nisur të riparojë barrierat anësore të rrugës Gjirokastër-Tepelenë.
Punëtorët e ARRSH-së në Gjirokastër janë parë sot vendin ku një ditë më parë humbi jetën tragjikisht Blerim Bizhga nga Tepelena, si dhe u plagos shoku i tij.
Punëtorët kanë vendosur mbrojtëset metalike në këtë rrugë, ku brenda këtij viti kanë ndodhur 4 aksidente. Në këtë aks mungon ndriçimi dhe sinjalistika, ndërsa fushëpamja e rrugës është e kufizuar.