Një film që u fut turistëve frikën nga mafia shqiptare [VIDEO]
Edhe një film fiksion mund të jetë i dëmshëm për imazhin e një vendi. Kështu ka ndodhur me filmin e njohur Taken, shfaqja në të cilin e mafias së egër shqiptare, ka trembur shumë amerikanë. Ky film i drejtuar nga Pierre Morel dhe në të cilin ka marrë pjesë si skenarist dhe producent edhe Luc Besson trajton historinë e dy vajzave që nisen për në Europë për të ndjekur një sërë koncertesh të U2, por aty rëmbehen nga mafia shqiptare e cila ka për qëllim ti drogojë e ti shndërrojë në prostituta. Por filimi që ka dalë për herë të parë në vitin në vitin 2008 dhe që ka prodhuar një seri të dytë në vjeshtën e 2012 (pjesa e tretë pritet së shpejti), ka krijuar një imazh jo të mirë për shqiptarët.
Vetë aktori Liam Neeson, që luan rrolin kryesor të babait, një ish agjent i CIA-s në pension që përdor lidhjet e tij për të zbuluar se kush i ka rrëmbyer vajzat, ka treguar në një shou se ai ka marrë letra nga një profesor në Texas, duke i treguar se 40 nga 60 nxënësit që janë zgjedhur të shkojnë në vizitë në Evropë me shkollën, kanë hequr dorë nga udhëtimi.
Kjo pasi ata vetë dhe prindërit kanë parë filmin “Taken”, i cili tregon për rrëmbimin që iu bëhet disa turistëve nga “mafia shqiptare“. Dalja në kinema këtë muaj e psesës së tretë pritet tu shkaktojë një valë të re frike atyre spektatorëve që kinemanë e përjetojnë si një shpëlarje truri.