Një infermiere dhe një inspektor AKU-je, bashkëkryetar të PS Libohovë
Ndryshe nga socialistët në Bashkinë Gjirokastër, në Libohovë nuk ka pasur shumë interes për të kandiduar për drejtimin e PS-së. Në përfundim të afatit zyrtar të aplikimeve mësohet se janë vetëm dy emra që kanë shprehur interes: Dhurata Demiri dhe Jani Memo.
Sipas formulës së prezantuar më herët në rastet kur janë vetëm dy kandidatura, një femër e një mashkull, ata shkojnë automatikisht si bashkëkryetar të partisë. Dhurata Demiri është me profesion infermiere në fshatin Bulo. Jani Memo nga fsahati Labovë e Kryqit punon si inspektor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Gjirokastër.
Kandidaturat e tyre ngjajnë të jenë lëvizje disi të sforcuara të minutave të fundit në kushtet kur s’ka pasur interes për një angazhim të tillë nga persona të tjerë në radhët e socialistëve në Libohovë.