“Një shpresë më shumë”, Kastriot Tusha koncert në Gjirokastër (FOTO)

“Një shpresë më shumë” titullohej koncerti që tenori i njohur Kastriot Tusha solli në fundjavë për artdashësit gjirokastritë në prag të Krishtlindjes. Në koncertin e organizuar në teatrin “Zihni Sako” “Mjeshtri i Madh”, Kastriot Tusha interpretoi së bashku me sopranon Ulpiana Aliaj, si dhe instrumentistët e ansamblit “Egnatia” nën drejtimin e mjeshtrit Zeqir Sulkuqi.

Koncerti i mbështetur nga bashkia e Gjirokastrës solli muzikën lirike shqiptare, por edhe copëza prej muzikës ritmike të Greqisë dhe Italisë.

Ky koncert lirik i fundvitit u mirëprit nga publiku gjirokastrit. Përsa i përket jetës kulturore në Gjirokastër, Teatri i këtij qyteti përgjatë vitit 2018 ka sjellë një seri ngjarjesh artistike, që kulmuan me Festivalin Kombëtar të Teatrit.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!