Një shtetas turk i shpëton policisë në Kakavijë, por ndalohet në Hanin e Hotit
May 4, 2018
Një shtetas turk i ka shpëtuar policisë kufitare në Kakavijë, por është ndaluar më tej në Hanin e Hotit në Shkodër. Policia thotë se më datë 03.05.2018 shërbimet e stacionit të policisë kufitare e migracionit Hani i Hotit, tek “Varri i Ushtarit”, kapën shtetasin A.T, vjeç 33, banues Turqi (kurd), i cili ka hyrë në Shqipëri, më datë 15.04.2018, në afërsi të Stacionit Policor Kufitar në Kakavi, Gjirokastër në mënyrë të paligjëshme. Në përfundim të kryerjes së procedurave u dërguan në Qendrën Pritëse të Azilkërkuesve në Babrru, Tiranë.