Njësi speciale për kapjen e hajdutëve brenda OSHEE
Vec abonenteve qe vjedhin energjine, ne shenjester te arrestimeve te policise jane edhe bashkëpunëtorët e vjedhjes ne radhe brenda Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Per keta do te ngrihet nje grup i posaem operacional.
Kjo njësi speciale do të jetë në varësi të Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë dhe do të ketë synim eleminimin e abuzimeve brenda Shpërndarjes. Janë pikërisht punonjësit e OSHEE që në pjesën më të madhe kryejnë lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këmbim të parave që marrin nga pronarët e bizneseve apo familjarët e thjeshtë.
Duke i parë si “personazhët” kryesorë të shkeljes së ligjit, ndaj edhe dënimi për ta është më i madh, 5 vjet burg, ndërsa për personat që i gjendet lidhja e jashtëligjshme dënimi është 3 vjet heqje lirie. Aksioni per arrestimin e vjedhesve te energjise i paraprin rritjes se cmimit ne muajin dhjetor.