Njihuni me Sofian, vogëlushja nga Zagoria që mposhti autizmin
Sofia është një vajzë 7-vjecare e diagnostikuar që prej moshës 2 vjec e gjysme me autizem, por qe sot nuk i ka mbetur asnje gjurme prej tij. Tani ajo është integruar plotësisht në jetën sociale. Vogelushja shkon përditë nga Zagoria e largët për të studiuar në shkollën publike dhe për të kryer trajtimin në qendrën e fëmijëve me probleme në Gjirokastër.
Sapo prindërit e Sofisë vërejtën se tek ajo kishte diçka që nuk shkonte, pa iu frikësuar paragjykimeve iu drejtuan qendrës së trajtimit të fëmijëve me autizëm, dhe aty gjeten zgjidhje. Terapia ishte ajo që e ndihmoi Sofinë të mposhtte këtë çrregullim dhe sot vajza mund të cilësohet fare mirë një rast suksesi.
Shpeshherë prindërit janë ata që të paret paragjykojnë fëmijët e tyre. Ndaj apeli i drejtohet atyre që të kapërcejnë barrierat e paragjykimeve dhe të luftojnë së bashku me fëmijët e tyre.
Qendra e Trajtimit të Fëmijëve me Autizëm në Gjirokastër trajton 45 fëmijë të moshës 3 -14 vjeç nga i gjithë qarku, ndërkohë që raportohet për një numër jo të vogël rastesh të paregjistruara të fëmijëve me nevoja të veçanta, kryesisht si pasojë e mospranimit nga prindërit. 27 fëmijë që trajtohen në këtë qendër janë pjesë e sistemit publik arsimor./ BW