Nxjerr gruan në eBay, ofertat shkojnë deri 65 mijë paund
September 12, 2016
Një britanik ka dashur të vërë në lojë gruan e tij por ka mbetur gojëhapur nga reagimi i rrjetit.
Pas disa zënkave të vogla me gruan, Simon O’Kane e nxorri në shitje në eBay, për t’u tallur me të.
“Leandra, gruaja ime është në shitje. Është pak e përdorur dhe nuk është shumë e re, por mund të shtyhet edhe ca”, shkruante ai me humor.
Por përgjigja e rrjetit nuk ka qenë më e pakët.
Atij iu bënë oferta deri në 65 mijë paund dhe përgjigjet e komentuesve ishin nga më të larmishmet.
“A e shkëmben me gruan time? Ndoshta mund të të jap edhe disa para”, shkruante një komentues.
Më pas ai e hoqi postimin duke thënë se behej fjale per një shaka.