Odise Kote ‘lë’ Zamira Ramin, emërohet drejtor i i Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër
November 30, 2017
Odise Kote është zyrtarizuar sot në krye të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Rajonale. ArgjiroLajm.net raportoi disa ditë më parë emrin e tij si zëvendësuesin e Spiro Diamantit, drejtorit aktual të emëruar nga LSI-ja. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka firmosur emërimin e Kotes, i cili kohë më parë pretendonte edhe për postin e Prefektit të Gjirokastrës, por që u refuzua nga kryeministri Rama. Deri më tani Odise Kote ka mbajtur postin e nëkryetarit të Bashkisë Gjirokastër, si në administratën e Flamur Bimes ashtu dhe në këtë të Zamira Ramit.