OMONIA feston në Dervician 27 vjetorin, thirrje për bashkimin e grekëve në Shqipëri
January 28, 2018
Organizata që mbron interesat e minoritetit grek në Shqipëri ‘OMONIA’ ka festuar në Dervicjan 27-vjetorin e themelimit. I pranishëm ka qenë edhe Konsulli grek në Gjirokastër, Vasileos Tolos, i cili ka qenë i kujdesshëm në mesazhet politike në raport me Shqipërinë, ndërsa ka kërkuar që partitë që mbrojnë të drejtat e grekëve në Shqipëri të bashkohen.
Të pranishëm si rrallë herë në një aktivitet dhe të ulur pranë njëri tjetrit kanë qenë kryetari i PBDNJ, Dule dhe kryetari i MEGA-s, Kristaq Kiço duke lënë ndasitë. Presidenti Meta përmes një telegrami urimi vlerëson organizatën, ndërsa shpreh mbështetjen për aspiratat.