Opozita bllokon rrugët në Gjirokastër, revoltohen udhëtarët: ‘Turp, turp… nuk merret vota me dhunë’ (VIDEO)
Militantët e PD-së në qarkun Gjirokastër kanë bllokuar rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër-Përmet. Por ky veprim ka nxitur edhe reagime të qytetarëve që udhëtojnë dhe kanë mbetur të bllokuar.
Një grua, e cila me sa kuptohet ishte duke udhëtuar me autobus, ka zbritur dhe ka shkuar tek protestuesit. Fillimisht i drejtohet Dasho Alikos dhe Altin Comos, duke iu kërkuar llogari për bllokimin e rrugës. Ajo thotë se është me tension dhe nuk mund të qëndrojë në pritje dhe se gjithashtu ka me vete fëmijë të vegjël.
Sic dëgjohet në videon që sjell Argjirolajm.net gruaja iu drejtohet protestuesve me fjalët ‘Turp, turp… vota nuk merret me dhunë’. Ndërkohë nga protestuesit dëgjohen zëra që i thonë se atë e ka paguar Edi Rama enkas për të prishur protestën. Të pranishëm aty janë edhe drejtori e nëndrejtori i Policisë Gjirokastër. Shihni pamjet.