Organizimi i opozitës, Tritan Shehu fton libohovitët t’i bashkohen PD-së
June 16, 2016
Partia Demokratike vijon punën për organizimin e saj në bazë për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Së fundi është zhvilluar në Libohovë një takim, ku i pranishëm ishte edhe i deleguari i Kryesisë së PD-së për qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu. Po kështu merrte pjesë kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, ish-kryebashkiaku Altin Çomo dhe mbështetës të tjerë të PD-së.
Gjatë fjalës së tij Tritan Shehu hodhi akuza për qeverisjen aktuale që sipas tij e ka zhytur vendin në krizë dhe ka thelluar varfërinë. Më tej ai i bëri thirrje libohovitëve t’i bashkohen PD-së, si e vetmja alternativë që mund ta çojë vendin përpara.