“Pacific Blue” edhe ne Sarande, police me bicikleta ne bregdet
August 10, 2014
Me siguri qe e mbani mend serialin “Pacific Blue” qe transmetohej ne Tv Klan para disa vitesh. Nje skuader policore me femra e meshkuj qe kontrollonin zonen e plazhit ne Majemi te Shteteve te Bashkuara te Amerikes vetem duke perdorur bicikletat. Pak a shume keshtu ndodh edhe tani ne bregdetin e Sarandes.
Kemi police me uniforma te bardha dhe bicikleta, te cilet patrullojne plazhet e qytetit per te ruajtur rendin dhe qetesine publike gjate sezonit turistik. Jane disa skuadra te tilla qe i gjen neper plazhe duke levizur me bicikleta, te cilat kane edhe logon e policise se shtetit. Ky sherbim i ri eshte nje risi ne policine e shtetit dhe nga te dhenat e para rezulton i suksesshem ne zonat bregdetare te vendit.